Presidenti Donald Trump ka vijuar me akuzat e tij për mashtrimet elektorale gjatë procesit të zgjedhjeve.

Ai shkruan në Twitter se ‘mbikëqyrësit e zgjedhjeve nuk janë lejuar në dhomat e numërimit’

‘Unë fitova zgjedhjet, mora 71 milionë vota të ligjshme’ deklaron Trump.

Sipas tij, procesi ka pasur parregullsi dhe për këtë arsye nuk janë lejuar mbikëqyrësit e partisë Republikane.

Ndër të tjera ai shprehet se miliona qytetarë kanë marrë aplikimin për votat me postë ndërkohë që kjo gjë nuk është kërkuar prej tyre.

Presidenti nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka hedhur hije të forta dyshimi mbi votat e dërguara me postë, ndërsa stafi i tij elektoral ka deklaruar se do e luftojë rezultatin e zgjedhjeve në gjykatë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re