Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një fjalimi në tubimin e tij presidencial në New Hampshire, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzuar triliona dollarë dhe kanë vrarë miliona njerëz në Lindjen e Mesme.

Donald Trump fitoi të martën, më 23 janar, me 54 për qind të votave të fituara në zgjedhjet paraprake republikane në New Hampshire.

Shikoni çfarë po ndodh….jemi sërish me Lindjen e Mesme. Ne shpenzuam 9 trilionë dollarë, vramë miliona njerëz, duke përfshirë anën tonë, anën e tyre.

 E dini çfarë kemi? Asgjë. Ke vdekje, ke gjak, nuk ke asgjë. Thjesht kemi harxhuar gjakun dhe thesarin tonë dhe gjaku ynë është më i rëndësishëm se thesari ynë. Dhe ky është një turp”, përfundoi Trump.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re