Skip to content

Trupat ruse në kufirin me Ukrainën, simulim pushtimi

Screenshot 383

Qindra parashutistë rusë do të kenë një stërvitje pranë kufirit ukrainas këtë javë, citohet të ketë thënë Ministria ruse e Mbrojtjes nga agjencia e lajmeve Interfax të enjten.

E gjithë kjo po ndodh në një kohë tensionesh mes Moskës dhe Perëndimit lidhur me synimin e Kievit për t’u bashkuar me NATO-n.

Rreth 1,200 trupa dhe mbi 250 automjete dhe aeroplanë do të përfshihen në stërvitje, e cila do të ndahet midis zonës së testimit të Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014, dhe krahinës së afërt të Krasnodarit.

Interfax citoi ministrinë të thoshte se trupat do të simulonin pushtimin e zonës si pjesë e një operacioni sulmues, njoftoi Reuters.

Rusia ka dislokuar dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe kërkon që fqinji i saj jugor të mos pranohet në NATO dhe të mos përdoren armë sulmuese atje apo në vende të tjera fqinje.