Trupat ukrainase vazhdojnë të avancojnë në kundërsulmimin e tyre në jug të vendit, si dhe në konsolidimin e pozicioneve.

 

Lajmi u be i ditur nga komanda operacionale jugore e ushtrisë së Kievit, cituar nga Ukrinform.

 

“Betejat  janë duke u zhvilluar, me pasojë përparimin e trupave dhe konsolidimin e territoreve – nënvizon Komanda duke iu referuar ecurisë së dites se shtune -.

 

:”Armiku preferon të luftojë me artileri, duke u përpjekur të shmangë kontaktin e drejtpërdrejtë.”

 

Me pas edhe presidenti Zelensky beri te ditur se nga fillimi i këtij muaji, ushtria e Kievit ka rimarrë “dy mijë kilometra katrorë territor” nga forcat ruse.

 

Trupat armike bënë “zgjedhjen e duhur” duke ikur nga rajoni i Kharkiv, shtoi ai, duke iu referuar tërheqjes nga Izyum dhe vendbanimeve të tjera në zonë, të cilat Moska në vend të kësaj ia atribuoi një “riorganizimi” për të synuar pushtimin e të gjithë Donbasit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re