Trupi i figurës kryesore të opozitës ruse Alexei Navalny i është kthyer nënës së tij, tha zëdhënësaj e tij.

Më herët nënës i ishte kërkuar të pranonte një varrim “të fshehtë”, përndryshe ai do të varrosej në koloninë e burgut ku vdiq.

Në një postim në X, zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh falënderoi të gjithë ata që kishin kërkuar kthimin e trupit të tij.

Funerali nuk është bërë ende”, ka shkruar ajo.

“Ne nuk e dimë nëse autoritetet do të ndërhyjnë që funerali të kryhet ashtu siç dëshiron familja dhe siç e meriton Alexei.”

Më herët të shtunën, e veja e Navalny, Julia, akuzoi Vladimir Putinin se mbante “peng” trupin e burrit të saj të ndjerë dhe kërkoi lirimin e tij pa kushte.

Ajo akuzoi sërish presidentin rus se qëndron pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

Kremlini i ka mohuar akuzat, duke e quajtur reagimin perëndimor ndaj vdekjes “histerike”.

Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re