PolicIa e Shkodrës, ka dhënë detajet zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen Guerile, në bregun e liqenit, ku një është gjetur i pajetë trupi i 32 vjeçarit Endri Mustafa që raportohej i humbur prej 3 ditësh.

Detajet zyrtare bëjnë me dije se personi është qëlluar me armë zjarri dhe aktualisht po punohet për kapjen e autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë Zyrtar

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi Endri Mustafa, 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Pamje nga vendngjarja ku u gjet i vrarë 32 vjeçari i zhdukur prej 3 ditësh. Dyshohet larje hesapesh mes grupeve kriminale

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko