Prokuroria e Dibrës ka nisur hetimet për të hedhur dreitë mbi shkaqet e vdekjes së minatorit Muharrem Plaku në minierën e Bulqizës, trupi i pajetë i të cilit u nxor nga galeritë mëngjesin e sotëm pas 6 ditë kërkimesh të pandërprera.

Bëhet me dije se po ndiqen 2 pista kryesore për hetimin, vdekje nga asfiksia dhe vdekja si pasojë e rënies së masivit shkëmbor.

Trupi i pajetë i minatorit 60 vjeçar që u gjet i vdekur pas 6 ditëve është dërguar pranë familjarëve të tij për të vazhduar me kryerjen e ceremonisë mortore.
Për vdekjen e minatorit janë shoqëruar në komisariat Inxhinieri teknik si dhe përgjegjësi i punimeve të galerisë ku ndodhi aksidenti.

Galeria në të cilën ka ndodhur shembja, është në pronësi të subjektit minerar KADURTEX sh.p.k.. Kapllan Durici rezulton të jetë administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij, Myfit dhe Ilber Duriçi. Ende nuk dihet nëse Muharrem Plaku është gjallë apo ka humbur jetën nga masivi i mineralit që ra ditën e djeshme.

5 ditë kërkime në Bulqizë, gjendet trupi i minatorit Muharrem Plaku

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re