Një person i pajetë është gjetur pranë një karburanti në Levan të Fierit. Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një person të moshuar, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tij.

Dyshimet e para janë për vdekje natyrale, ndërsa trupi i pajetë po transportohet për në morgun e qytetit të Fierit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në humbjen e jetës se te moshuarit.

Paralelisht po punohet për të gjetur identitetin e viktimës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko