Policia e Divjakës ka dhënë detaje të reja lidhur me trupin e pajetë që u gjet mëngjesin e sotëm në plazhin e Divjakës.

 

Sipas bluve, viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa mosha e tij është rreth 70 vjeç.

 

Nga kqyrja e trupit policia nuk ka vënë re shenjë dhune, ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të jetë mbytur.

 

“Divjakë/Informacion paraprak

 

Gjatë paradites, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Kanali i Vaut”, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.

 

Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohen shenja dhune.

 

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re