Truproja personali Hitleri ishte i pari që pa mbi trupin e tij të pajetë. Ai ka përshkruar me detaje minutat e fundit të jetës të diktatorit fashist dhe ditët e fundit të sundimi të tij mizor. 
Autobiografia e Rochus Misch shpjegon se si lideri nazist tha se të gjithë ushtarët hoqën  dorë nga besnikëria dhe se donte që trupi i tij të digjej, pak para se të vriste veten.
Misch ishte anëtari i fundit i mbijetuar i rrethit të Hitlerit.
Lideri famëkeq ndodhej në bunker, më 30 prill 1945-ës, kur Gjenerali Keitel mesazhi u shpreh se ushtria nuk arriti të thyejë rrethimin sovjetik në Berlin dhe se fundi i Luftës së Dytë Botërore ishte i pashmangshëm.
Pak kohë më pas, Misch e dëgjoi Hitlerin duke folur më zyrtarin e partisë naziste, Martin Bormann ku ai e paralajmëroi se sundimit të tyre po i vinte fundi.
Po atë ditë, ai dha urdhër që ushtarët të “liroheshin nga betimi i besnikërisë”.
Hitleri i kishte thënë tashmë ndihmësit të tij se a nuk donte që trupi i tij të keqtrajtohej publikisht, siç ishte bërë me Musolinin dhe se donte që kufoma e tij të digjej”.
Truproja rrëfeu momentin kur gjeti kufomën e Hitlerit.
“Sytë e mia shkuan fillimisht tek Eva, ajo ishte shtrirë pranë tij, këpucët e saj ishin nën divan, pranë saj ai … ishte Hitleri i vdekur, sytë e tij ishin të hapur dhe të skuqur..”
Misch u rrëmbye nga Ushtria e Kuqe Sovjetike dhe u burgos në kampet e punës për tetë vjet, pasi u përpoq të shpëtonte duke u arratisur.s.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re