Zorra është quajtur gjithnjë e më shpesh si “truri i dytë”, por cila është arsyeja për këtë emërtim? Ne e dimë që zorra strehon një ekosistem të padukshëm, të quajtur mikrobiota e zorrëve, që përbëhet nga një komunitet i pafund mikroorganizmash të cilat, përveç se ndihmojnë tretjen, dërgojnë vazhdimisht sinjale në tru përmes boshtit zorrë-tru, i cili funksionon përmes rrugëve neuroendokrine, imunitare dhe të tjera.

Studimet e fundit tregojnë se kjo komunikim është dykahëshe — nga zorra në tru dhe anasjelltas — dhe mund të ndikojë në humorin, emocionet, madje edhe në shëndetin mendor. Është një marrëdhënie simbiotike që gjithnjë e më shumë na zbulon rrjetin kompleks të ndërveprimeve që përcakton jo vetëm trupin tonë, por edhe sjelljen tonë.

Si komunikojnë zorra dhe truri?

Rruga më e shpejtë dhe direkte midis zorrës dhe trurit është nervi vagus, i cili është edhe nervi më e gjatë në trupin e njeriut. Ai transmeton sinjale në të dy drejtimet (pra si nga zorra në tru, ashtu edhe nga truri në zorrë). Fillon nga palca e zgjatur, një zonë e thellë në bazën e kokës që rregullon funksione bazë si rrahjet e zemrës, frymëmarrjen dhe ritmet cirkadiane, dhe shtrihet nëpër qafë, trup dhe bark, duke u degëzuar drejt zemrës, mushkërive, stomakut dhe — pikërisht — zorrës. Si një nerv, mënyra kryesore e transmetimit të komunikimit është përmes impulseve elektrike, të cilat ndikohen nga zorra nëpërmjet aftësisë së baktereve të zorrës për të sintetizuar neurotransmetues si acidi gama-amino-butirik (i njohur si GABA), serotonina, dopamina dhe noradrenalina.

Cervello e intestino: come il microbiota influenza il nostro umore

Me nervin vagus dhe sistemin nervor autonom lidhet edhe sistemi nervor enterik, i cili, siç e tregon edhe emri, është një rrjet neuronësh i vendosur në traktin gastrointestinal. Ekzistojnë gjithashtu rrugë neuroendokrine, pjesë e të cilave është boshti hipotalamus-hipofizë-gjëndër mbiveshkore. Stresi kronik mund ta aktivizojë këtë bosht dhe të nxisë sekretimin e kortizolit, i njohur gjithashtu si “hormoni i stresit”.

Rrugët imunitare janë një tjetër mënyrë me të cilën truri dhe zorra komunikojnë: mikrobiota e zorrëve ndikon në nivelin e citokinave inflamatore dhe anti-inflamatore, të cilat nga ana e tyre ndikojnë funksionin e trurit.

Në përgjithësi, bakteret e zorrëve prodhojnë një sërë molekulash që ndikojnë në sistemin nervor qendror: disa janë neurotransmetues të rëndësishëm, siç kemi parë më lartë, por gjithashtu edhe neurotoksina si acidi D-laktik dhe amoniaku, që ndikojnë negativisht në funksionet njohëse.

Po ashtu shumë të rëndësishëm janë acidet yndyrore me zinxhir të shkurtër, të prodhuara nga mikroorganizmat e zorrëve, të cilat mund të kalojnë barrierën gjak-tru dhe të ndikojnë në proceset inflamatore dhe në plasticitetin nervor, që është aftësia e trurit për të krijuar lidhje të reja — pra, për të formuar kujtime të reja dhe për të fituar njohuri të reja.

Cervello e intestino: come il microbiota influenza il nostro umore

Mikrobiota dhe çrregullimet e humorit

Kur ekuilibri mes popullatave të ndryshme bakteriale prishet, krijohet një gjendje e quajtur disbiozë. Një çekuilibër në mikrobiotën mund të çojë në një ulje të prodhimit të neurotransmetuesve si serotonina, duke rritur njëkohësisht inflamacionin dhe, me kalimin e kohës, krijon një rreth vicioz që, sipas shumë studimeve, lidhet me një rrezik më të lartë për ankth dhe depresion.

Disa studime kanë treguar se pacientët me depresion kanë një diversitet më të ulët mikrobik në zorrë krahasuar me individët e shëndetshëm, si dhe ndryshime në përbërjen e florës intestinale. Në eksperimente ku është bërë transplantim i pjesëve të mikrobiotës nga pacientë me depresion në minj laboratorik, këta të fundit kanë shfaqur sjellje dhe karakteristika fizike që lidhen me depresionin. Mikrobiota e “depresionuar” ndikonte drejtpërdrejt në gjendjen shpirtërore në eksperimentin e minjve.

Cervello e intestino: come il microbiota influenza il nostro umore

Edhe çrregullimet në rregullimin e boshtit hipotalamus-hipofizë-gjëndër mbiveshkore lidhen me çrregullimet e humorit, depresionin dhe një rritje të stresit. Ky proces funksionon si një rreth vicioz: stresi kronik mund të ndryshojë përbërjen e mikrobiotës, e cila nga ana e saj ndikon në përgjigjen e boshtit dhe të nervit vagus; këto, kur çrregullohen, reagojnë sërish negativisht ndaj stresit dhe zorrës, duke ndryshuar më tej mikrobiotën dhe duke prodhuar sasi të mëdha kortizoli, që ndikon në rritjen e përshkueshmërisë së zorrëve, duke nxitur inflamacionin.

Ashtu siç disbioza (çekuilibri i mikrobiotës) përkeqëson gjendjen shpirtërore, një mikrobiotë e shëndetshme ndihmon në ruajtjen e rezistencës psikologjike përballë vështirësive të jetës.

Acidet yndyrore me zinxhir të shkurtër, të prodhuara nga bakteret intestinale, kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit trupor dhe mendor: një shembull është butirati, i cili ka treguar efekte anti-inflamatore dhe ndihmon në përmirësimin e humorit.

Studime të fokusuara kanë zbuluar një rritje të Actinobacteria dhe Enterobacteriaceae në mikrobiotën e zorrëve të personave me çrregullim bipolar dhe depresion madhor, dhe një ulje të dukshme të baktereve të gjinisë Faecalibacterium.

Në përmbledhje:

Ndryshimet në mikrobiotën e zorrëve ndikojnë në sistemin nervor, sistemin endokrin dhe sistemin imunitar. Si në mënyrë të drejtpërdrejtë, ashtu edhe të tërthortë, gjendja e shëndetit dhe bashkëjetesa e përbërësve të ndryshëm të mikrobiotës intestinale (baktere, viruse dhe kërpudhat) ndikon mbi trurin tonë, dhe për rrjedhojë, mbi perceptimet, ndjeshmërinë emocionale dhe gjendjen tonë mendore.

Dhe një kuriozitet për në fund: një nga mënyrat që mjekësia përdor për të trajtuar disbiozën është transplantimi i jashtëqitjes.
Po, është pikërisht ajo që menduat.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re