Taulant Balla: Shoqëria civile është e lutur të dërgojë në e-mail emrat kandidat për tu shqyrtua për kandidat për tu bërë President i Republikës.

Ndërsa kreu i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi u shfaq kritik duke e quajtur fyese dhe jo serioze propozimin e mazhorancës.

“Unë besoj që e keni bërë me qëllimin e mirë këto propozime për presidentin e ri por është fyese për shoqërinë civile që të dërgojë me e-mail emrin e presidentit të ri. Edhe Big Brother ka më shumë seriozitet. Presidenti përfaqëson gjithçka që ka shteti shqiptar. Si i tillë duhet të mishërojë vlera që do të ketë Shqipëria. Në këtë këndvështrim është pozitive ajo që thatë për të diskutuar kriteret cfarë pritet për presidentin. Presidenti nuk duhet të ketë kritere thelbësore, ne jetojmë në një vend ku kemi pasur modele pozitive. Është e hera e katërt që PS mund të zgjedhë presidentin e ri pa konsultime por këto takime janë për të mirë të vendit. Kjo është një procedurë formale që duhet të zhvillohet po ju praktikisht i keni mundësitë që ta zgjidhni të vetëm presidentin. Gjithsesi janë konsultime pozitive. Duhen modele frymëzuese për emrin e presidenti, presidenti negocion me palët dhe zgjidh krizën, presidenti ka rol specifik në kushtet e sigurisë.  Është një post shumë i madh përvec kostumin që ka veshur politika. Cdo njeri sot në rrjetet sociale kanë nxjerrë kandidatura për tu shpallur president, cdokush mund të ëndërrojë por posti i presidentit është një post i lartë”, u shpreh Krasniqi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re