Siç e theksoi edhe kryedemokrati Lulzim Basha, PD dhe opozita kanë tri kërkesa për tryezën e Reformës Zgjedhore. Së pari, reforma duhet të jetë konsensuale, dhe hartimi do të bëhet në një tryezë jashtë Kuvendit, ndërsa produkti do të miratohet në Kuvend.
Tre kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takimin e orës 13.00 për reformën zgjedhore:
1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.
2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.
3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.