Skip to content

Tsipras: 2019 do të sjellë rimëkëmbjen e Greqisë

w06 11490117836680

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras gjatë një vizite në ishullin Samothraki, ka deklaruar se 2019 do të jetë një vit vendimtar për Greqinë.

 

Sipas tij ky do të jetë viti i fillimit të rimëkëmbjes së madhe, për një vend që ka pësuar pasojat e një krize të paprecedentë.

 

Ndërkohë Tsipras, i është përgjigjur dhe një deklarate të presidentit turk Recep Tajip Erdogan, ku në komentin e tij vuri në dukje fjalët e Bertolt Brecht, një poet që i këndoi virtytit të paqes, drejtësisë sociale dhe emancipimit të njeriut.

 

 “Gjeneral, njeriu është shumë i dobishëm/ Mund të fluturojë dhe mund të vrasë/ Por, ai mund edhe të mendojë. Të gjithë ata që e njohin historinë e dy popujve është se historia i ka bashkuar grekët dhe turqit qoftë në kohë lufte dhe në kohë paqeje. Greqia, është e vetëdijshme për këtë histori dhe me mbështetjen e forcave të saj të armatosura gjithmonë do të luftojë për të mbrojtur paqen si dhe vlerat e lirisë dhe drejtësisë universale deri në pikën e fundit të gjakut”.