Ish-kryeministrat e Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, janë fituesit e këtij viti të Çmimit Ndërkombëtar të Paqes të provincës gjermane të Rhein-Westfalisë së Veriut.

Siç u tha, ky çmim nderon Zaev dhe Tsipras për Marrëveshjen e Prespës, e cila zgjidhi një mosmarrëveshje të gjatë për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë.

“Tsipras dhe Zaev kanë arritur një marrëveshje diplomatike duke rënë dakord për emrin e Maqedonisë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në stabilizimin e tërë rajonit të Ballkanit,” u tha nga dhënësit e çmimit.

Në shpjegim u tha se dy ish-kryeministrat vendosën kontekstin politik dhe të ardhmen përpara karrierës së tyre politike personale.

“Pa Tsipras dhe Zaev, çështja e emrit nuk do të zgjidhej dhe mosmarrëveshja do të vijonte të destabilizonte rajonin,” u tha nga nga një zyrtar i çmimit.

Çmimi do të jepet më 19 shtator, në të cilin Tsipras dhe Zaev do të flasin në një panel diskutimi, së bashku me ish-ministren e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re