Skip to content

Tsipras fiton votëbesimin për Qeverinë

aleksis cipras parlament

Kryeministrit grek Aleksis Tsipras, fitoi votëbesimin për Qeverinë me 151 vota pro dhe 148 kundër, në parlamentin grek për të shmangur thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për t’I hapur rrugë marrëveshjes së Prespës.

 

Partia e majtë e Syriza kishte 145 deputetë në parlamentin me 300 vende, por mbështetja e 6 deputetëve të grekëve të pavarur që tradhëtuan Pannos Kamenos, si dhe një nga partia opozitare POTAMI, i kanë dhënë mbështetjen planit të Tsipras.

 

Gjatë debatit në parlament, kryeministri grek kërkoi nga deputetët zgjidhje të qarta, nëdrsa e cilësoi ish aleatin e tij në qeveri, si “një njeri të paaftë për tu përshtatur me ralitetin”.

 

“Plotësisht i vetëdijshëm për momentin historik. Kam marrë rrezikun, duke pasur guximin politik për të kërkuar zgjidhje të qarta nga partneri im dhe nga Parlamenti. Mbështetja e qeverisë do të ishte një votim në favor të stabilitetit”

 

Por debati kaloi në tone të nxehta kur kreu i grekëve të Pavarur Pannos Kamenos, bëri thirrje për t’I dhënë fund debatit dhe thirrjen e referendumit për Marrëveshjen e Prespës.