Greqia ka kundërshtuar fort variantin e Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë, “Ilindenska”

Një ditë pas takimit të Sofjes ku kryeministri grek Alexis Tsipras dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev u takuan për ujdinë finale, Athina bëri të ditur se e ka tërhequr variantin: “Republika Ilindenska Makedonija”.

Ka qenë një reagim zyrtar i zyrës së kryeministrit grek që e ka bërë të ditur kundërshtimin e këtij variant.

“Ne i inkurajojmë për çdo rast fqinjët tanë që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit, Mathew Nimic”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Tsiprasit.

Dje të gjithë liderët e opozitës greke e refuzuan propozimin e ri me pretendimin se përmes tij “përforcohet irredentizmi” dhe se përmban elementë shovinistë.

Emri “erga omnes”, që përmend qeveria greke, nënkupton një përcaktim me përdorim si brenda ashtu edhe jashtë vendit, nga të gjithë.

Zv/presidenti amerikan Mike Pence e ka telefonuar personalisht kryeministrin grek dhe e ka mbështetur për rolin e tij në negociatat për emrin e fqinjit verior të Greqisë.

Zv.presidenti i SHBA ka kërkuar t’u jepet fund negociatave dhe të zgjidhin përfundimisht çështjen.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re