Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras deklaron se Athina është gati për nënshkrimin e një marrëveshje strategjike me Shqipërinë. Ne fjalimin drejtuar kombit  shefi i qeverise tha se do ti t’i hapet rruga normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Cipras e beri te qarte se do te votohet pro  hapjes se negociatave për Shqipërinë ne Bashkimin Europian.
 
“Informova liderët politikë se lidhur me fqinjin tonë, Shqipërinë, është hapur rruga për zgjidhjen e divergjencave dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve.  Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi-Shqipëri, e cila do të zgjidhë divergjencat mes dy vendeve dhe do të nxisë hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Lidhur me këtë, duket se kemi dakordësi të cilën edhe e përshëndes”.
 
Kryeministri Tsipras theksoi se dialogu me palën shqiptare ka qenë produktiv mjaft produktiv, dhe se Tirana e Athina janë të gatshme për të hapur tashme një epokë të re në marrëdhëniet dypalëshe.
 
“Nga ana ime premtoj se do të kërkoj me një përgjegjësi patriotike një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët. Është përgjegjësia ime dhe e qeverisë greke për për të mbyllur sa më shumë fronte dhe për të hapur një epokë të re në marrëdhëniet dypalëshe”.
 
Deklaratat e kryeministrit grek vijnë pas takimit te tij me homologun shqiptar ne Davos. Edi Rama dhe Aleksis Cipras vulosen rezultatet e arritura gjate negociatave te zhvilluar ne dy raunde. Ne Krete dhe Korçe delegacionet e kryesuara nga ministrat e jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias gjeten dakordesine për shume nga çështjet e mbetura pa zgjidhje ne 70 vitet e fundit. Menjëherë pas përfundimit te bisedimeve tre ditore ne Korçe komisioni i përbashkët i eksperteve nisi punën për identifikimin dhe kërkimin e eshtrave te ushtareve greke te rene gjate luftës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re