Kryeministri grek Alexis Tsipras tha se Maqedonia nuk ka zgjidhje alternative për t’u bashkuar me BE dhe NATO, nëse refuzohet Marrëveshja e Prespës për emrin e ri .“Dua të theksoj se marrëveshja është një mundësi e pazëvendësueshme për dy popujt, por edhe për stabilitetin në Ballkan”, tha Tsipras gjatë një aktivitet partiak të Syriza-s.

Tsipras theksoi se Greqia nuk do të pranojë që Maqedonia, në qoftë se nuk e ndryshon emrin aktual në Republika e Maqedonisë Veriore, të mund të bashkohet me BE-në dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Nëse fqinjët tanë refuzojnë këtë marrëveshje përmes proceseve, ata duhet të dinë se nuk ka zgjidhje alternative për hyrjen e tyre në BE apo organizata të tjera ndërkombëtare ku dëshirojnë të bëhen anëtarë, aty ku Greqia është prezente apo do të jetë”, tha Tsipras.

Nga ana tjetër, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, në një intervistë me greke ditore Ta Nea, ka thënë se nuk ka marrëveshje më të mirë për zgjidhjen e kontestit për emrin e Maqedonisë nga ajo që është arritur me homologun e tij grek Tsipras.

Zaev shprehu shpresën e tij se deputetët maqedonas, duke aluduar në ato të opozitës të cilët janë kundërshtarët më të mëdhenj të emrit të ri, do të respektojnë vullnetin e popullit për marrëveshjen me Greqinë, zbatimi i së cilës është një kusht për integrimin Euro-Atlantik.

“Përmbushja e një vizioni për të ardhmen e vendit, mbështetur nga shumica e qytetarëve në një referendum, tani është në duart e çdo anëtari të parlamentit”, tha Zaev.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re