Skip to content

Tsipras kërkon sot votëbesimin në Kuvend, opozita: Ai nuk mbron dot interesat e Greqisë

PARLAMENTI GREK

Parlamenti grek pritet të mblidhet këtë të mërkurë për të votuar propozimin e kryeministrit Aleksis Tsipras për votëbesim pas daljes së Panos Kammenos nga koalicioni qeverisës.

 

Sipas mediave greke, partitë opozitare greke e kanë cilësuar daljen e Kammenos nga qeveria si një inskenim politik që ka lidhje me Marrëveshjen e Presëpës.

 

Partitë opozitare janë shprehur se dalja e Kammenos nga koalicioni nuk do të devijojë qëllimin e qeverisë për të votuar marrëveshjen e arritur me Maqedoninë.

 

Vetë lideri i opozitës, Mitsotakis duke iu referuar marrëveshjes së emrit me Maqedoninë ka deklaruar se qeveria e ka humbur prej kohësh besimin e popullit grek dhe nuk është në gjendje të mbrojë interesat kombëtare.