Shqipëria ka qenë temë diskutimi gjatë takimit mes Kancelares Gjermane Angela Merkel e kryeministrit grek Aleksis Tsipras në Athinë,. Mediat citojnë kryeministrin grek të ketë thënë se Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e BE-së për sa kohë nk respekton të drejtata e minoriotetit grek.

 

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp Merkel e Tsipras folën për marrëdhëniet mes dy vendeve, ekonominë, por edhe për situatën politike në rajon.

 

Sipas saj, marrëveshja e prëspës do të jtë e dobishme për të gjithë, edhe për be

 

“Nuk është fundi i një periudhe reforme, por fillimi i një situate të re. Vizita ime, gjithë puna ime, e ka këtë si qëllim të saj, që Greqia të mund të qëndrojë në këmbët e saj. Dua të falënderoj Greqinë për të gjitha arritjet e shënuara, pavarësisht vështirësive si dhe për rolin e përgjithshëm të vendit në Ballkan në një kohë kur po shqyrtohen çështje të rëndësishme, si ajo e Maqedonisë. Greqia ka bërë përparim të madh”

 

Tsipras tha se marrëveshja e arritur midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin mund të jetë një “model” për zgjidhjen e problemeve në rajon.

 

“Marrëveshja e Prespës na çon një hap para dhe unë mendoj se është një marrëveshje model në rajon. Kjo marrëveshje është e rëndësishme jo vetëm për rajonin, por edhe për Europën”

 

Merkel e Tsipras kanë diskutuar gjithashtu  edhe për krizën e refugjatëve.

 

Vizita e Kancelares gjermane në Athinë, shënon një shtysë të re në marrëdhëniet greko-gjermane. Ndërkohë të premten mMerkel pritet të takohet edhe me presidentin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re