TSIPRAS: THELLOJME BASHKEPUNIMIN DHE DIALOGUN ME SHQIPERINE

 

Kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian për të ardhmen e europës është fokusuar te  integrimi I vendeve të Ballkanit në bashkimin europian.

 

Ai u ndal tek bashkëpunimi dhe dialogu me Shqipërinë e Maqedoninë.

 

ALEXIS TSIPRAS

KRYEMINISTER I GREQISE

 

Thellojmë bashkepunimin dhe zhvillimin ne Ballkan duke e zhbllokuar perspektiven evropiane te vendeve te Ballkanit. Duam të mbështesim integrimin europian të fqinjëve tanë, me marrëveshjen e Prespës, dhe dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë. Pas 26 vitesh nacionalizëm destruktiv ia dolëm të flasim me kryeministrin Zoran Zaev dhe të kemi një marrëveshje duke përdorur diplomacinë dhe jo forcën. Kjo marrëveshje mund të jetë një model për vendet e tjera. Të ndryshojmë kapitull duke arritur marrëveshje me interes reciprok.

 

Ditët e fundit qeveria  greke  ka artikuluar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve si dhe  bashkëpunimin me Shqipërinë, pavarësisht se kryeministri Cipras ka deklaruar qartë qëndrimin e tij për çështjen çame e cila sipas tij nuk është pjesë e dialogut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re