Prej ditës së sotme Kosova nuk lejon hyrjen në kufi të qytetarëve që kanë bërë vetë dy doza të vaksinës. Në kufi do të lejohen vetëm personat që kanë bërë tre doza vaksine, ose dy doza shoqëruar me një test PCR negativ, të kryer në 48 orët e fundit.

Kjo masë e re që ka hyrë në fuqi, ka shkaktuar dhjetra kthume në kufi, të personave që kërkonin të hynin në Kosovë, qoftë për punë, qoftë për vizita shëndetësore ose turistike.

Qytetarët shprehen të revoltuar nga këto masa, ku theksojnë se një test PCR kushton të paktën 30 euro.

“Njoftimin televizori e ka dhënë mbrëmë, kemi qenë në gjumë, na kanë kthyer, duan testin PCR që shkon 30 euro ose dozën e tretë. Tiua vëmë edhe ne kufirin siç na e kanë vënë, se për hall po shkojmë nuk po shkojmë për qejf”, thotë një qytetar.

Një tjetër shprehet: Ne po i infektojmë ata, ata nuk na infektojnë ne. Të paktën ti japin një javë kohë popullit, se ka ardhur nga Durrësi, nga Saranda.

Kosova dje ka miratuar masat e reja antiCOVID në vend, pas rritjes së numrit të rasteve të reja pozitive me koronavirus. Në masat e reja bënë pjesë edhe kërkesa për dëshmi të vaksinimit antiCovid me tri doza, për të hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas masave të reja, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe mdozë përforcuese) kundër COVID-19;

2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rruge toksore ne Kosove.Keto masa jane fuqi deri me 4 shkurt.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re