Qytetarët e Tiranës pritet të kenë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm pasi rrjeti hidrik i kryeqytetit ka nisur të rehabilitohet.

Ndërtimi i linjës së transmetimit, nje projekt prej 10.5 milione eurosh, do të përmirësojë kapacitetin e furnizimit për qytetin dhe zonat përreth, por nderkohe do të shmangë edhe abuzimet nga ndërhyrjet.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Jam i lumtur që falë kësaj ndarje të punës, teksa qeveria dhe ambasada fokusohen nga Bovilla në impiant, ne fokusohemi nga impianti në zonat tona problematike, kryesisht zona e Astirit, e Kasharit, zona ku ish-komuna kishte dhënë leje për pallate pa fund me puse uji; një pus uji një carac janë mijëra për një shtëpi, por pallate mbi puset e ujit të Laknasit qartazi e kanë tejkaluar misionin e tyre. Një pjesë e madhe e tubacioneve janë çarë si kulluese makaronash. Pjesa e madhe e problemit ka të bëjë me faktin a e çojmë dot 100% të ujit të pacenuar në çezmat e qytetarëve. Një mënyrë se si e shmangim këtë është duke vënë tuba të padepërtueshëm; duke qenë se tubacionet dalin nga Tirana para se të rifuten në Tiranë, duke kaluar në një nga bashkitë kufitare me ne, nuk kemi pasur një trajtim të kujdesshëm të këtij mallit kaq të shenjtë, edhe kaq të shtrenjtë, që quhet ujë”.

 

Ministrja e infrastrukturës Balluku vleresoi angazhimin e Bashkisë për të garantuar furnizimin me ujë të qytetarëve, por sqaroi se kjo sfidë nuk mund të përballohet vetëm nga pushteti vendor.

 

“Furnizimi me ujë të pijshëm i kryeqytetit është një nga ato sfida, ku rritja dhe zhvillimi i shpejtë i gërshetuar me një trashëgimi shumë të keqe të situatës së investimeve në këtë sektor në të shkuarën, e bëjnë nevojën për ndërhyrje edhe më emergjente. Ndaj dhe sot jemi këtu bashkë me drejtuesit e bashkisë së Tiranës dhe me partnerët e miqtë tanë italianë, për t’i dhënë udhë një projekti shumë të rëndësishëm, që synon të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës”.

 

Fondet janë siguruar nga qeveria italiane , nderkohe qe ambasadori italian ne tirane Alberto Cutillo e cilësoi investimin si një vepër me impakt dhe rëndësi të madhe.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re