Emisioni investigativ ‘Tak Fak’, solli këtë të mërkurë rastin e pazakontë që është kthyer në një problem për disa familje në Kotë të Vlorës. Bëhet fjalë për një tubacion që ujërave të zeza, që është kthyer në “mollë sherri” për këto familje.

Prej vitesh familjet kanë jetuar në harmoni, derisa njëri prej banorëve pretendon se fqinji i tij i ka prerë tubacionin, që kalonte ne bahçen e tij.

Veç kësaj banorët, kërkojnë një zgjidhje të përhershme të problemit të tyre nga Bashkia e Selenicës, që më në fund të lidhen me kanalizimet qendrore.

Kudret Duka, prej vitesh jetonte në paqe në shtëpinë e tij, në fshatin Kotë të Bashkisë Selenicë, në Vlorë.

Ai ka treguar se një ditë ndjeu një erë të rëndë në oborr dhe pa që ujërat e zeza i ishin derdhur në cepin e oborrit.

Një situatë që sipas tij kishte filluar muaj më parë kur fqinji i tij, Dilaver Karabolli, i kishte shkatërruar tubacionin, ku derdhjet e disa familjeve përfundonin në përrua.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko