Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se kurrë më parë fatura e korrupsionit nuk ka qenë kaq e tmerrshme dhe me miliona euro sa në këtë qeverisje.

Komentet Vasili i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se tubi i vetëm i oksigjenit për qeverinë e kryeministrit Edi Rama është drejtësia, që sipas tij nuk e ndëshkon.

Ai shtoi se opozita e ka denoncuar qeverisjen me mijëra fakte dhe prova, por sipas tij, Rama ndryshe nga të tjerët nuk thirret në Prokurori dhe nuk përballet me provat.

Reagimi i Vasilit:

Drejtesia me regji, tubi i vetem i oksigjenit per Ramen!

Pyetja e madhe, qe shtrohet sot eshte:

Si mundet te vazhdoje te zvarritet akoma nje qeverisje e tille e damkosur teresisht?

ÇFARË THONE FAKTET!

Asnje qeverisje nuk eshte ngarkuar me skandale kaq te renda korruptive dhe kriminale se sa qeverisja e Edi Rames.

Asnjehere ne historine e pluralizmit asnje opozite tjeter me pare nuk ka mundur te denoncoje qeverisjen me mijra fakte e dokumente te pakundershtueshme ashtu sic ka bere opozita aktuale.

Asnjehere fatura e korrupsionit nuk ka qene kaq e tmerrshme dhe me milarda euro sa kjo e kesaj qeverisje.

Asnje qeverisje nuk eshte inkriminuar si kjo me trafikun e droges.

Asnje qeverisje nuk eshte bere njesh si kjo me krimin e organizuar dhe pastrimin kolosal te parave.

Asnje qeverisje nuk ka shkaterruar zgjedhjet dhe voten duke e shitblere e kriminalizuar ne menyren me te keqe duke hedhur ne ere themelin e demokracise.

DREJTESIA TUBI I OKSIGJENIT PER RAMEN!

Eshte shume e qarte se qeverisja e Rames vazhdon te zvarritet sepse nuk ndeshkohet.

Faktet mbi vete Ramen dhe me firmen e tij jane ne tavolinen e SPAK, por Rama ndryshe nga te gjithe nuk thirret dhe nuk perballet me drejtesine.

Qindra faktet per Veliajn gjemojne diten per diell dhe parate me firmen va,hdojne vidhen perdite, por ai akoma nuk eshte para drejtesise.

Mjaft ministra dhe ish ministra jane nen akuze per hajduterine e frikshme me koncesionet dhe tenderat grabitqare, qe kane demtuar rende financat publike deti edhe shendetin e qytetareve.

Veprimi i munguar i SPAK ndaj fakteve flagrante dhe shume te renda eshte nje mbeshtetje e hapur ndaj qeverise, mbeshtetje, qe mban gjalle dhe te pandeshkuar nje korrupsion galopant, qe eshte bere shqetesim kombetar dhe nderkombetar.

Veprimi i munguar i SPAK minon shtetin e se drejtes, veprimin e ligjit dhe besimin e qytetareve te drejtesia.

Veprimi i munguar i SPAK ndaj Rames dhe bashkepuntoreve te tij ka minuar qellimet e reformes ne drejtesi dhe integrimin europian te vendit duke ja bere te lehte jeten narkoshtetit.

Pra Drejtesia e kapur dhe me regji eshte qartazi tubi i vetem i oksigjenit  qe shtyn oret dhe zvarritjen e Rames dhe qeverise.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re