Skip to content

Tubim tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i protestuesve

Komisariati 1

Vijon tubimi i qytetarëve edhe sot në ditën e 128 kundër qeverisë. Protestuesit kanë shkuar përpara Komisariatit numër 1 në kryeqytet. Në këtë komisariat gjenden tre protestues, që u ndaluan gjatë protestave gjatë paradites përpara Kuvendit. Protestuesit kërkojnë që ata të lirohen. Vijojnë dhe me thirrjet kundër mazhorancës.