Në 24 qytete të Greqisë do të zhvillohen sot tubime kundër termit “Maqedoni” i cili është pjesë e negociatave mes Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për emrin e ri të kësaj të fundit.

 

Negociatat pritet të përfundojnë me një emër përfundimtar në ditët në vijim. Pjesa më e madhe e qyteteve ku do të zhvillohen këto tubime janë në zonën greke të quajtur Maqedoni, gjithashtu dhe në disa ishuj.

 

Epiqendra e tubimeve pritet të jetë Pela, qyteti ku ka lindur Aleksandri i Madh. Këto protesta vijnë katër muaj pas atyre të Selanikut dhe Athinës. Ndërkohë, organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re