Ndonëse opozita ka paralajmëruar se do te zhvilloje ditën e enjten disa protesta ne disa zona te vendit, Policia e Shtetit ka reaguar duke thënë se asnjë subjekt politik nuk ka marre leje për këto tubime. Ne një deklarate për shtyp, policia njofton se nuk do te lejoje te zhvillohen protesta te cilat ne thelb cenojnë sigurinë publike. Sipas policisë,  protestat e paralajmëruara mediatikisht nga opozita janë te paligjshme, ndërsa njofton se autoret dhe protestuesit do te përballen me forcën e ligjit per çdo pasoje te paparashikueshme. Njëkohësisht policia i bën thirrje qytetareve qe te mos bëhen pjese e protestave te paligjshme.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re