Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një reagimi qytetar që vjen nga protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Teksa komenton reagimin e ashpër të qytetarit, i cili i bën thirrje që të japë dorëheqje, Rama pohon se kjo është video-kartolinë më e pazakontë që vjen nga ‘Shqipëria e shqiptarëve’.
Rama pohoi se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, ku me shumicë votash u votua rezoluta për BE.
REAGIMI I RAMËS
MIRËMËNGJES 😍
dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes, e ku të vetmet arsye të mbetura janë ato të të huajve që nuk e duan Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të Turizmit dhe pompojnë rrjetet me ajrin toksik të luftës hibride, falë edhe naivitetit të tyre fatkeqësisht
