Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se Basha ka qenë element i përgjegjshëm nga opozita gjatë pandemisë për masat antiCovid deri në mitingun hapës të fushatës elektorale.

Minxhozi thotë se pas mitingut në Tiranë me makina, Bashës po i del situata jashtë kontrollit.

Ai shton se Basha është politikan me dy kohë, pasi po zhvillon fushatë në sheshe të hapura madje çon edhe foni për të sjellë njerëz të cilët nuk mbajnë asnjë masë mbrojtëse.

‘’Më vjen mirë që ju dëgjoj, por s’më vjen mirë që ju shoh. Nuk ju kuptoj pas mitingut të parë hapës, ju në raport me pandeminë jeni politikan me dy kohë.

Ju kam përshëndetur, për aq sa ka rëndësi, nga opozita keni qenë nga ata elementë të përgjegjshëm, ju i keni pasur tuajat, dhatë mesazh për të përdorur maskë, formate të vogla, të distancuara. Që është ai kalvari i mbrojtjes. Pas mitinug të parë, kur mjetet i lanë për t’u ngjeshur në rreshtat e parë.

Kam frikë se po ju del jashtë kontrollit dhe me sjelljet dhe me përgjigjet është më shumë e kërkuar. Në sheshe të hapura fushatë.

Nuk e di sa bindës jeni që shkoni në Elbasan, ju pashë dhe në Divjakë, gjeni foni, se si mund të dalë fonia, se si mund të vijnë ata njerëz, ndonjëri me maskën ulur, edhe kur bërtasin bëhen më shumë përhapës, zëreni se jam një banor i Cërrikut që dua t’ju votoj. Gjej vetat, ju dëjgova, pas 2 ditësh dal pozitiv. Çfarë do më thoni? ‘’- tha Minxhozi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re