Ambasada italiane në vendin tonë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të të shmangin grumbullimet në vendet kur opozita ka paralajmëruar se do të zhvillojë protestën ditën e sotme në orën 20:00  

“Sot, e hënë, më 8 korrik, duke filluar rreth orës 20.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë Kryeministrisë si dhe zonën e Parlamentit. 

Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe  të bëni kujdes maksimal. 

Gjithashtu duhet të theksohet se mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet.”- thuhet ne mesazhin e ambasadës italiane. () 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re