
Nga oborri i Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama kishte përgatitur 1 orë fjalim për tubimin e nesërm, por lidhjet e tij me Vuçiçin janë të rrezikshme për shqiptarët dhe kjo eshte arsyeja se pse ai u detyrua te terhiqeja nga pjesemarrja ne tubimin.
DEKLARATA E BERISHES
Hordhitë serbe neveritën dhe tmerruan botën me krimet të paimagjinueshme, të papara deri atëherë sipas shumë vëzhguesve që kryen në Lumë dhe kryesisht në fshatin Pobreg, por edhe në 32 komunitete të tjera.
Ky gjenocid i Lumës ka kaluar i pa shqyrtuar, i pavlerësuar. Është i shkruar në të gjitha traktatet për gjenocidin, por jo në historinë shqiptare. Janë disa studiues që e kanë nxjerrë.
Pas tij ishte gjenocidi i Tivarit. Shqiptarë të mbledhur pa asnjë lloj faji, veçse për etninë shqiptare, u dërguan dhe u vendosën para mitrolozëve, kaluan territorin shqiptar.
Por meqenëse këtu ishte pjesëmarrëse edhe udhëheqja politike e Shqipërisë, të paktën për kohën që kaluan mbi territorin. Edhe këtë historia e Shqipërisë e mohon, e injoron.
Tani, kemi të bëjmë me një zhvillim tjetër, kemi të bëjmë me gjenocid ciklik. Gjenocid për shqiptarët ka pasur dhe më përpara, por termi gjenocid ka lindur me vonesë, edhe kualifikimi.
