Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ishte e ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News ku foli për tunelin e Elbasanit duke thënë se ‘topi’ nuk është asnjëherë në fushën e saj apo të qeverisë Rama.

“Topi në fushën time nuk ka si të jetë, as në fushën e qeverisë Rama. Flasin faktet, nuk kemi cfarë themi. Kontrata është lidhur në 2012 kur qeveria Berisha kishte Ministrinë e Infrastrukturës dhe hapat janë hedhur në kohën kur Haxhinasto ka qenë në krye. Në kohën e Gjiknurit, janë marrë disa masa të menjëhershme si auditimi i kësaj rruge dhe vendimmarrjeve nga 2012 në 2016 , kështu që ka pak rëndësi se cfarë them unë dhe cfarë thotë pala tjetër”, tha Balluku.

Ministrja foli për projektet e këtij viti duke thënë se cfarë ishte planifikuar të përfundonte është mbyllur ndërsa 2021 do e gjejë vendin me Bypass-in e Vlorës, me rrugën e Arbrit dhe disa segmente të tjera.

“Ato që kanë qenë për tu përfunduar, janë përfunduar. Deri në Qershor të vitit 2021, ne planifikojmë që të dorëzojmë Bypass-in e Vlorës, i cili është shumë i rëndësishëm, rrugën e Arbrit, disa segmente të tjera që sot janë duke u plotësuar. Më e rëndësishmja janë ato punë që ne do hapim brenda 2020 sic është tuneli i Llogarasë, aeroporti i Vlorës i cili duhet të përfundohet gara në mes të tetorit dhe plane të tjera për të hapur kantiere dhe mos të harrojmë veprën më të madhe në Energjitikë, hidrocentrali i Skavicës”, u shpreh ministrja Balluku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re