Në ditët e para të shkurtit, tuneli i Llogarasë pritet të jetë i hapur plotësisht. Me një gjatësi totale prej 5.9 km, deri tani janë hapur 5.5 km të tunelit brenda 13 muajsh punime.

 

Ministrja Belinda Balluku, gjatë inspektimit të punimeve u shpreh se projekti do të përfundojë para kohe.

 

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

“Kemi pasur një ecuri shumë të mirë, të paparishkueshme, kishim vendosur afatin fundin e shkurtit që do të hapej i gjithë tuneli, 6 km, por tani jemi me 5.5 km të hapura dhe kemi një ecuri fantastike.”

 

EVIS BERBERI

KREU I AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR

 

“Nuk i dihet kurrë çfarë ndeshemi në 500 metrat e fundit sepse jemi në zemër të malit. Në krye të 20-30 ditëve, mesi i janarit max fillimi i shkurtit do të na gjejë me tunel të hapur.”

 

Tuneli konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore që do të shkurtojë ndjeshëm distancën nga Dukati në Palasë, duke shmangur Qafën e Llogarasë dhe do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të jugut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re