Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku këtë të hënë ka inspektuar nga afër punën në brendësi të Tunelit të Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit.

Balluku në fjalën e saj është shprehur se ky tunel është një ndër më të vështirët në lidhje me këtë segment rrugor.

Ministrja është shprehur se Tuneli I Murrizit tashmë është në 400 metrat e fundit të tij dhe në këtë moment si pasojë e tunelit të emergjencës puna vijon në dy kahet si në anën e Tiranës ashtu edhe në atë të Dibrës.

Balluku ka bërë me dije se është betonuar dhe 1.1 km e tunelit kryesor nga 3.78 që është i gjithë tuneli.

Një nga problematikat më të mëdha tuneli i Murrizit dhe ndaj dhe e kemi parasysh shumë herë vendim për shtyrje, pasi studimi nuk është bërë nga kompania fituese por nga kompania tjetër që duket se ishte bërë i cekët. Gjatë kohës që kemi nisur punën këtu kemi identifikuar dhe përballur me katarakte të tëra uji, shpesh për ti bërë të kuptojnë ato që na ndjekin kam shpjeguar edhe diferencën mes dy tuneleve, një që nisi në tetor të 2021 dhe përfundoi në shkurt të 2022, por gjeologia është faktori kryesor. Në atë pjesë që ne donim të gjenim ujë nuk është se gjetëm, pasi ka të bëjë me masa argjirore, nëse atje kemi ecur me 24 metra në ditë këtu kemi ecur me 1.5 m në ditë”, ka thënë ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re