Me paratë e buxhetit të shtetit, qeveria ndërmerr një tjetër investim të rëndësishëm në infrastrukturë. Ndërtimi i tunelit të Llogarasë nis fazën e tij të parë, atë hapjes së garës ndërkombëtare për projektin inxhinierik. I gjatë gjashtë kilometra, pika hyrëse është në Dukat ajo dalëse në Palasë. Sipas përllogaritjeve, tuneli do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit. Nëse deri më sot Llogaraja përshkohet për 55 minuta, me ndërtimin e tij, bëhet për vetëm 10 minuta. Shpejtësia e lejuar do të jetë deri në 80 kilometra dhe do të jetë vetëm me një tub me dy korsi, vajtje dhe ardhje.

Fundi i Dhjetorit është përcaktuar si data kur do të zhvillohet tenderi për ndërtimin e tunelit.  Angazhimi i kryeministrit Edi Rama, është që në pranverën e vitit të ardhshëm, të nis puna për hapjen e tij.

Për kreun e qeverisë, tuneli i Llogarasë, është pjesë e një zinxhiri investimesh, si korridori Adriatiko-Jonian, aeroporti i Vlorës apo i Sarandës, të gjitha në funksion të zhvillimit të një sektori të rëndësishëm në ekonomi, turizmit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re