Tunizia dënoi deklaratat e ministrit izraelit të Financave të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, të cilat “injorojnë popullin palestinez”.

Në deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Tunizisë thuhet se Smotrich ka shkelur ligjin dhe normat ndërkombëtare duke përdorur “hartën e Izraelit” që përfshinë Jordaninë dhe territoret e pushtuara palestineze. Gjithashtu theksohet se Tunizia dënon këtë veprim që “injoron popullin palestinez” dhe shprehjet “raciste”.

Deklarata theksoi se të gjitha praktikat provokuese dhe agresive që minojnë përpjekjet për të sjellë paqen në rajon janë të papranueshme.

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Smotrich, në fjalimin e tij në ceremoninë përkujtimore të ish-kryetarit të Partisë Likud, Jacques Kupfer, gjatë vizitës së tij në Paris më 19 mars, deklaroi se “Palestina nuk e ekziston dhe Shtëpia e Bardhë duhet ta dëgjojë këtë”. Vlen të përmendet se Smotrich përdori “hartën e Izraelit” duke përfshirë Jordaninë.

Smotrich kishte deklaruar më parë se “Huwara”, qyteti palestinez që ishte objektiv i sulmeve masive nga kolonët hebrenj më 26 shkurt, “duhet të zhduket nga faqja e dheut”. Smotrich, deklaratat e të cilit patën reagime të ashpra në arenën ndërkombëtare, ishte i izoluar diplomatikisht gjatë vizitave të tij në SHBA dhe Francë dhe nuk mundi të zhvillonte asnjë takim zyrtar.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re