Ministri i Jashtëm i Tunizisë, Nabil Ammar tha se rruga për ndalimin e sulmeve të Izraelit kundër Gazës kalon përmes bashkimit dhe koordinimit më të madh të vendeve arabe.

“Qëndrimi i Tunizisë lidhur me çështjen e Palestinës është në pozicionin që mbështet qëndrimin dhe interesat e të gjitha vendeve arabe, pavarësisht dallimeve. Siguria kombëtare e Egjiptit dhe Jordanisë është e rëndësishme për ne, sepse Tunizia e ruan sipas kësaj pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare”, tha Ammar i cili foli në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Jashtme në kryeqytetin Tunis.

Lidhur me efektin ndërkombëtar të sulmeve kundër Gazës, Ammar tha: “Kjo luftë është luftë kundër medias dhe mendjes, me pak fjalë e cila vazhdon në çdo fushë. Me luftën e Gazës janë zbuluar të gjitha qëllimet. Zgjidhja për luftën në Gaza qëndron në unitetin e vendeve arabe. Vendet arabe duhet të veprojnë së bashku dhe duhet të jenë në koordinim më të madh. Si Tunizi, ne nuk lejojmë që të thellohen mosmarrëveshjet me vendet e tjera arabe”.

Duke kritikuar vendet që ofrojnë mbështetje për Izraelin, Ammar tha: “Qëndrimet për luftën e Gazës të disa vendeve që flasin për legjitimitet ndërkombëtar, kanë qenë në favor të tiranisë dhe arrogancës. Tunizia mbështet plotësisht që palestinezët të marrin të drejtat e tyre”.

– “Lufta e sotme është kundër sionizmit ndërkombëtar”

Presidenti tunizian, Kais Saied i cili mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare pasi qindra palestinezë u vranë në sulmin që Izraeli kreu ndaj spitalit Al-Ahli Baptist në Gaza më 17 tetor, tha se “Lufta e sotme zhvillohet kundër sionizmit ndërkombëtar”.

Ai theksoi se komuniteti ndërkombëtar ka mbetur i heshtur ndaj ngjarjeve në Palestinë. “Masakrës dhe krimeve të luftës që kryhen çdo ditë kundër popullit të Palestinës iu shtua një e re. Komuniteti ndërkombëtar dhe bota janë dëshmitarë të krimeve të masakrës, shkatërrimit masiv dhe zhvendosjes që Izraeli kryen kundër popullit palestinez. Këto sulme plagosin ndërgjegjen e të gjithë njerëzimit”, tha Saied.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re