Skip to content

Tupanë flamuj dhe thirrje për largimin e Ramës, mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

Screenshot 8 4

Ashtu siç edhe ka ndodhur në 14 protestat e mëparshme, pas 3 orësh tubim para Kryeministrisë, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Prej 15 ditësh protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Rrugët e Tiranës u “veshën” kuq e zi ndërkohë që ushtonin thirrjet “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” apo dhe “Shqipëria nuk shitet”.