Në turin e tij në Ballkanin Perëndimor, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez do të ndalojë edhe në Tiranë.

 

Ceremonia pritëse do të zhvillohet në orën 08:45, jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.

 

Në vizitën e tij në Serbi, Sanchez tha se për çështjen e Kosovës, Spanja është me Serbinë. Po ashtu Sapanja një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

 

Javë më parë ky shtet ka dhënë shenja pozitive në përkrahje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

 

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, presidenti Sanchez me këtë vizitë synon “riaktivizimin, ringjalljen dhe rigjallërimin e procesit të zgjerimit” të Bashkimit Evropian në këtë rajon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re