Kryeministri Edi Rama takoi në Sarajevë, presidentin e Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Becirovic.

Ky takim nuk ishte i planifikuar në agjendën e kreut të qeverisë shqiptare, në kuadër të turit të tij ballkanik.

“Sarajevë – Takim me anëtarin e Presidencës së Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Bećirović”, shkroi Rama në Facebook.

Më herët gjatë ditës së sotme, Rama u prit nga Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.

Rama e nisi turin ballkanik ditën e djeshme ku fillimisht vizitoi Shkupin dhe më pas Prishtinën. Në Prishtinë, Rama u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Mes tij dhe kryeministri të Kosovës, Albin Kurti nuk pati një takim./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re