Skip to content

Turi diplomatik i Metës/ Takon ambasadorin britanik, i prezanton planin me 14 pikat antikrizë

metaa

Presidenti Ilir Meta vijoj turin diplomatik për të prezantuar platformën me 14 pika, që sipas tij do të zgjidhë krizën politike në vend. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Ambasadorin e Britanisë Madhe, Duncan Norman.

Presidenti Meta e falenderoi Ambasadorin Duncan për angazhimin e tij të përkushtuar dhe vendosmërinë për të ndihmuar të gjitha palët për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për Platformën (Non Paper) e bërë publike me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkoi një qasje gjithëpërfshirëse dhe vullnet konstruktiv të të gjitha palëve të përfshira. Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu keqardhjen për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog.

Presidenti Meta rikonfirmoi mirënjohjen për Britaninë e Madhe për mbështetjen e pakursyer që i ka dhënë Shqipërisë dhe stabilitetit në rajon.