Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin elektoral në jug të vendit. Fushata në jug, aty ku socialistët kanë shanse të mëdha për të fituar, ishte edhe çështje diskutimi në “Tema e Ditës” në ABC Neës. Gazetari Mero Baze analizoi situatën elektorale të deritanishme dhe fushatën që po bën kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, përkushtimi i kreut të qeverisë gjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve është një investim për zgjedhjet e 2025-ës.

“Është më shumë një investim për zgjedhjet e vitit 2025 sesa një vëmendje për zgjedhjet lokale. Gjithë diskursi i fjalimeve elektorale është tek investimet që ka bërë qeveria dhe mënyra se si pushteti vendor duhet t’i menaxhojë këto investime me qëllim që PS të jetë e konsoliduar në këtë territor.

Vetëm takimi në Sarandë ka pasur një veçanti nga bashkitë e tjera pasi në qarkun e Vlorës, kanë ndryshuar të gjithë kryetarët e bashkive dhe kanë hedhur në lojë gjashtë aktorë të rinj, të cilët kanë sforcimet e veta sepse janë të rinj në garë dhe se nuk kanë qenë ndonjëherë në politikë.

Rama po flet në jug si kryëeministër. Në të gjitha bashkitë ka folur për turizmin si tematikë kryesore, ka fokur për turizmin në Gjirokastër, Tepelenë, Sarandë. Pra e gjithë tematika e tij janë në fjalimet e një kryeministri. Flet për projekte që ka në tavolinë. Nuk është fjalor elektoral por prej administratori.”, tha ai.

Cilat do të jenë bashkitë ku do të ketë një garë të ethshme?

“Në jug do të ketë garë vetëm në bashkitë që janë të vogla dhe nuk votojnë politikisht por teknikisht. Bashkia e Libohovës ka 2800 vota, dy kandidatët janë kushëri me njëri tjetrin dhe natyrisht aty ka garë. Të tilla janë bashkia e Memaliajt, e Konispolit dhe e Këlcyrës por nuk janë në rrezikun e humbjes.

Në qytetet më të mëdha ku klima politike dominon qytetin, votohet politikisht.“, tha Mero Baze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re