Drejtoria e Policisë Rrugore, plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së turit çiklistik që do të zhvillohet në disa qytete.

Në kuadër të “Turit të 79-të Çiklistik të Shqipërisë”, që do zhillohet nga data 31 maj 2022 deri në datën 4 qershor 2022, me qëllim marrjen e masave për garantimin e rrugëkalimeve të sigurta për çiklistët, Drejtoria e Policisë Rrugore njofton përdoruesit e rrugës se do të ketë kufizime lëvizjeje në Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier, në zbatim të itinerarit, që do të jetë si më poshtë:

Më datë 31.05.2022, në rrugën nacionale Tiranë – Korçë, nisja në orën 12:00, nga sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë;

Më datë 01.06.2022 , Korçë – Elbasan, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Korçës;

Më datë 02.06.2022, Elbasan – Belsh – Vlorë, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Elbasanit;

Më datë 03.06.2022, Vlorë – Levan – Gjirokastër, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Vlorës;

Më datë 04.06.2022, Gjirokastër – Vlorë – Fier, nisja në orën 10:00, nga qyteti i Gjirokastrës.

Në mbështetje të këtij aktiviteti çiklistik, përveç shërbimeve të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, Sektorëve të Policisë Rrugore Elbasan, Korçë, Berat, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, do të planëzohet për kryerjen e shoqërimit edhe personeli i Njësisë Operacionale pranë Drejtorisë Policisë Rrugore.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të kufizojnë lëvizjet në itineraret dhe oraret e përcaktuara për këtë aktivitet. Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autoveturave, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjes së çiklistëve gjatë këtij aktiviteti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re