Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit të takimeve me diasporën sot do të jetë në Milano.

Takimi i cili zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos, do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbledhë emigrantët shqiptarë nga të gjithë qytetet e Italisë.

Kujtojmë që të dielën e 12 majit 2024, Rama mbajti takimin në Athinë, i pari me diasporën shqiptare të Greqisë.

Pas Milanos, Rama do të takohet me shqiptarët e Londrës në 2 qershor dhe 16 qershor në Düsseldorf.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re