Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit ballkanik, është takuar këtë të premte me kryetaren e Këshillit të Ministrave në Bosnjë dhe Hercegovinë, Borjana Kristo ku kjo e fundit gjatë konferencës së përbashkët vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kryetarja Kristo tha se gjatë takimit me Ramën, është diskutuar për 14 çështje që do i paraqiten Komisionit Europian ndërsa për dy vendet nuk është arritur konsensus në lidhje me lëvizjen e lirë dhe tregut të përbashkët.

“Në këtë takim biseduar në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve, e informova kryeministrin lidhur me situatën politike tek ne. Bashkëpunimi mes dy shteteve duhet të jetë në konsensus dhe shumë i mirë, marrëdhënies mes Bosnjës dhe Shqipërisë është i mirë. Kemi biseduar në lidhje me 14 çështje të rëndësishëm që do ja paraqesim edhe Komisionit Europian. Kemi parashikuar 5 çështje që do paraqiten, dhe Këshilli i Ministrit po përgatitet. Theksohet dhe bashkëpunimi rajonal në lidhje me procesin e Berlinit, lidhur me këtë ne kemi informuar presidentin lidhur me takimin që do të bëhet në Tiranë. Dy iniciativa nuk kemi arritur t’i aprovuar, lidhur me lëvizjen e lirë mes shteteve dhe tregut të përbashkët, jemi duke punuar për t’i realizuar por nuk jemi ende gati. Pas këtij takimi do të kemi intestitivitet për prezantimit të përbashkët mes dy vendeve në rajon”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re