Turi një injorant në marketing/ Gomarllëqet e pyetjes 8 të testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë të maturës shtetrore
Ndokush mund të pyesi: A ja vlen që përditë të merresh me këtë testin fatkeq të gjuhës shqipe dhe letërisë të maturës 2020? Edhe unë e shtroj këtë pyetje sepse kjo punë më merr orët shumë të vona të darkës dhe orët e para të mëngjesit, sepse kam punët e mia në pjesën tjetër të ditës! Mirëpo gabimet e këtij testi janë kaq skandaloze, përmbajtja e pyetjeve dhe e përgjigjeve që u propozohen maturantëve të shkretë janë kaq idiote dhe të shkalafitura mendërisht, saqë është e pamundur që puna të mbarojë shpejt. Unë mendoj se kështu edhe vetë ministria ndihmohet për të parë më qartë apokalipsin mendor dhe edukativ që ka shkaktuar për këta maturantë pikërisht kur duheshin matur parametrat e formimit të tyre shkencor, kulturor dhe etik të të gjithë viteve të shkollimit parauniversitar të tyre. Unë meritoj lavdërime sepse po punoj orë shtesë krejt vullnetarisht!
Shihni sa fatkeqe është pyetja 8, përgjigja që është quajtur e saktë e së cilës do të bënte të thyhej në mes nga një e qeshur me lot dhe me uahahahaha jo vetëm çdo marketues, jo vetëm çdo roje parku atratktiv për fëmijë, por edhe çdo student që ka nisur të studjojë për marketing apo më gjerë komunikim masiv!
Formuluesit e testit duke mos qenë të formuar fare në këtë fushë, bëjnë gabime që sigurisht nuk i kanë bërë me qëllim, por janë gabime që vijnë nga arsyeje e tyre e rëndomtë, si e çdo njeriu në punë të vet, pasojat fatkeqe të kufizimeve mendore që nuk i kupton, e bëjnë t’i quajë ato si të vërteta që kuptohen vetiu apo si të vërteta aksiomatike.
Prandaj kur ja vendos në dukje idiotësitë që ka hedhur në letër, nis e mërzitet, qan, ngashëron, trishtohet, bën hartime ku derdh të gjitha psherëtimat e të gjithë urave të mëdha të qyteteve europiane. Por, këta janë njerëzit më të mirë, që ja vlen t’i ndihmosh. Ka të tjerë, agresivë, mendjemëdhenj, të dhunshëm që nisin e nxehen, bërtasin, kërcënojnë, apo të tjerë që kërkojnë të ndryshojnë temë duke e personalizuar çështjen dhe u ankuar se gjoja janë prekur ku e di unë në origjinën e fshatit, qytetit, në këtë apo atë, çka nuk ka lidhje fare me thelbin e çështjes!
Shiheni vetë pyetjen 8 o lexues dhe në e paça gabim mos më lini gjë pa thënë. origjina e një palë gjyshërve të mi është nga Berati. Mund të më thoni edhe : Ik, përsëri në Berat!
8. Reklama e një parku paraqet disa fëmijë duke vrapuar në fushë, të tjerë duke ushqyer zogjtë, duke notuar në liqen
apo duke pedaluar një varkë. Pse janë zgjedhur këto imazhe për të reklamuar parkun? 1 pikë
A) Imazhet e fëmijëve inkurajojnë familjet të përdorin parkun.
B) Fëmijëve u pëlqen të kalojnë kohë jashtë në natyrë.
C) Ushtrimi është i rëndësishëm për të pasur një shëndet të mirë.
D) Parku ofron një shumëllojshmëri veprimtarish.
Pa u zgjatur mund të thuhet që dy alternativat serioze që mund të merren në konsideratë për të gjetur përgjigjen e saktë janë, ose:
A. Imazhet e fëmijëve inkurajojnë familjet të përdorin parkun.
ose:
D) Parku ofron një shumëllojshmëri veprimtarish.
Pyetja është : “Perse janë zgjedhur këto imazhe për të reklamuar parkun?”
Dhe sipas ministrisë të arsimit përgjigja e saktë e pyetjes qenka përgjigja “D”
“Parku ofron një shumëllojshmëri veprimtarish.”
Cfarë t’i thuash dikujt që nuk ka bërë kurrë një formim universitar në marketing, specifikisht në marketingun e vendit, që ta zemë është zyshë letërsie, dhe merr guximin të formulojë të tilla pyetje fatkeqe me të tilla përgjigje fatkeqe?
E kupton moj zonjë e trishtuar¨, more zotëri i dhunshëm, se merrni në qafë karrierat studimore të mijra maturantëve? Po ata ku ta shprehin revoltën dhe trishtimin e tyre shkaktuar nga dora juaj? E keni menduar ndonjëherë këtë dhe të zini kokën me duar duke lebetitur : Uuuuuu çfarë kam bërë unë?
Pyetja : Pse janë zgjedhur këto imazhe për të reklamuar parkun? – në marketing, në reklamim, sikurse shpreheni ju, është një pyetje që ka përmbajtje tjetër semantike nga pyetja “pse ?” në fusha të tjera të dijes apo artit. Ju nuk e dini këtë. Duke mos e ditur kujtoni se dijet që iu referoheni janë si muhabete kafenesh apo thashetheme te dera e banesës me komshiun! Fol sipas parimit korr e mos lidh!
Dëgjoni atëhere! Cdo tekst dinjitoz marketingu për pyetjen :”Pse janë zgjedhur këto imazhe për reklamë?” shpjegon që “Pse?” në marketing formulohet fillimsiht për të treguar qëllimin e reklamës, ose të produktit të marketingut! Pra në këtë rast mund të konsiderohet se kërkon të dijë qëllimet që dëshiron të arrijë reklama. Këto qëllime, edhe ato janë të strukturuar në shumë e shumë shtresa të holla, që formuluesit e testit as ja kanë haberin si duket që ekzistojnë. Një nga rrafshet e këtyre qëllimeve që qysh nga koha e Aristotelit të Greqisë së lashtë janë shpjeguar hollësishëm brenda teleologjisë së tij logjiko-filozofike, është të ndryshojë sjelljen e klientëve potencialë, pra të ndryshojë sjelljen e familjeve, në këtë rast, “t’i inkurajojë” ata, sikurse e shpreh testi në mënyrë amatoreske, drejt shijimit të parkut dhe vizitës atje, pra për të shoqëruar fëmijët e tyre atje.
Në këtë kuptim të pyetjes “Pse?”, ose “Përse?”, përgjigja A që shteti shqiptar e quan të gabuar, është bajagi shumë e saktë. Ajo që quhet e gabuar është e saktë! Por pyetja “Pse?”, duhet pranuar ndershmërisht, i drejtohet edhe asaj që quhet “përmbajtje” e reklamës, të cilën në quhën profesionale e quajnë “content-i”. Por zakonisht për përmbajtjen profesionalisht nuk shtrohet fare pyetja “Pse?”, sikurse bën testi, por shtrohet pyetja : “Cfarë?”
Pra profesionalisht për përmbajtjen mund të formulohet: Cfarë tregojnë imazhet në afishe a në “banner”? Tregojnë një park që ofron një numur veprimtarish, lojrash, më shumë, zbavitjesh, jo kaq gjerë: veprimtarish, për fëmijët!
Por, për të qenë sadopak tolerantë dhe dashamirës me autorët e testit, Tur Karamelen dhe shokët e shoqet e tij, hajde po themi se edhe pyetja “Pse?” në një farë kuptimi mund të përdorej sado në mënyrë amtoreske në fushën e marketingut këtu. Pra : Pse janë zgjedhur për të paraqitur këtë përmbajtje imazhet në fjalë? Por, gjithsesi, duhet specifikuar se këtu pyetja “Pse?” do të kishte kuptimin “për të specifikuar përmbajtjen”, jo për ndikimin në ndryshimin e sjelljes konsumatore.
Kështu, në varësi të kuptimit të pyetjes “Pse?” në marketing, përgjigje saktë mund të ishte edhe A edhe D.
A i përgjigjet pyetjes “Pse,” për qëllimin e impaktit mbi audiencën.
D i përgjigjet pyetjesn “Pse?” për të ditur se çfarë kuptimi në vetvete kanë shenjat në imazh dhe ku të cojnë ato si shenjuese drejt të shenjuarve, pra këtu jemi në proces shenjimi! Si t’ja bënin nxënësit e shkëlqyer ose ata që dëshëronin të thelloheshin? Cfarë faji kanë maturantët që zyshat e letërsisë nuk marrin vesh nga semantika e marketingut?
Ja pra fatkeqësia e këtij testi, ja përse maturantët me shumë etiketë, nuk ishin “mbetje” sikurse i etiketoi ata ministria e tyre e arsimit që e paguajnë kokër më kokër leku prindërit e tyre për të bërë detyrën. Ata me fisnikëri përfunduan testin dhe pastaj protestuan!
Po të kisha qenë unë, letrën e testit shuk dhe do t’ja hidhja në kokë të parit nëpunës ministrie që nuk do të pranonte të dëgjonte hallin tim si maturant, kur do t’i shpjegoja idiotësinë, gomarllikun, budallallikun profesiobnal dhe shkencor të pyetjes 8 të testit të gjuhës dhe letërisë shqipe!
Të kujt, të kujt? Cfarë gjuhe shqipe??? Gjuha e imazheve edhe nëse në një kuptim krejt tjetër quhet gjuhë, sikurse quhet gjuhë edhe gjuha e majmunëve apo e bletëve, e derrave apo e gomaricave, ajo nuk është veçse gjuhë universale, prandaj është e fuqishme në marketing, veç tjerash,sepse nuk është gjuhë shqipe në këtë rast, është gjuhë që çdo tiranas, kosovar, beratas, lab, mirditor, korçar, por edhe napolitan, kuçjot, lazaratas, edhe çam, si edhe athinas, bullgar, a ku e di unë : berlinez, vienez, etj., e kuptojnë pak a shumë ngjashëm për qëllime thjesht marketingu!
/faxweb