Skip to content

“Turi që u hoqi trurin” maturantëve, ja përgjigja e testit absurd

“Dilema e Turit” ka qenë refreni i protestës së djeshme të maturantëve përpara ministrisë së Arsimit, ku përshkruhej artikulimi i paqartë i testit të maturantëve nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Edhe pas protestës që sensibilizoi shoqërinë dje, ku me ironi u arrit të zbulohen absurdet e testit të letërsisë, polemika u transferua në studio televizive.

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi dha në A2 zgjidhjen e kësaj pyetje që shkaktoi shumë debate mes maturantëve dhe në rrjetet sociale.

Shefja e QSHA qartësoi se në variantet e tezave të provimit, përgjigja ishte e renditur ndryshe dhe në alternativën që lexoi maturantja Kejsi Spahiu, ajo tha se përgjigja e saktë ndodhet nën alternativën D.

Lexoni tekstin e plotë të pyetjes me përgjigjet alternative

Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga pyetjet e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?

-A) Duke u përqendruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për të kthyer barkën në nja pozicion te sigurt.

-B) Ndërkohë, uji i ftohtë lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.

-C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.

-D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati përmbysi barkën.

/shqip