Pas Kosovës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut. Në axhendë është parashikuar që kryediplomati shqiptar të takohet edhe me krerët e parive shqiptarë.

Hasani do të ketë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic.

Axhenda e takimeve:

08:50 / Takim me Ministrin për Punët e Jashtme, z. Bujar Osmani

09:40 / Konferencë për mediat e ministrave Hasani dhe Osmani

10:10 / Takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç

14:30 / Takim me Zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, z. Ali Ahmeti

15:10 / Takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi

16:00 /  Takim me Kryetarin e PDSH, z. Menduh Thaçi

16:45 / Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha

17:25 / Takim me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re